Lajme

Vuçiq ka frikë nga sanksionet për serbët në Bosnjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i frikësuar nga mundësia se mbi Bosnjë-Hercegovinën dhe liderët e saj politikë mund të vihen sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Vuçiqi, duke komentuar situatën në Bosnjë, ku anëtari i Presidencës 3-anëtarëshe Milorad Dodik, po punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit, ka thënë se sanksionet nuk janë të mira për askënd dhe se pasojat do t’i ndiejë gjithë rajoni.