Vuçiq: Gazsjellësi do të vij deri në Vranjë dhe Preshevë
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të ndërtojë gazsjellës për në Vranjë dhe Preshevë.
Duke prezantuar projektet e tubacioneve të reja të gazit në Serbi, ai gjithashtu theksoi se do të ndërtohet hidrocentrali i kthyeshëm Bistrica, si dhe Gërdapi 3, transmeton Tanjug.
“Serbia do të ndërtojë tubacione të reja gazi dhe është e rëndësishme që ato të arrijnë në Vranjë dhe Preshevë, Tutin, Aleksandrovc, Prijepolje dhe Priboj, si dhe në Nova Varosh, Çajetinë, Valjevë dhe Loznicë”, tha Vuçiq.
Sipas tij, plani është që të ndërtohen gazsjellësit për në Mitrovicë, por ka probleme politike.
Ai shtoi se financimi i të gjitha atyre projekteve është planifikuar në vitin 2023.