Të fundit

Komuna e Bujanocit ndan 127 mijë euro për studentët për vitin 2023

Komuna e Bujanocit sot në seancën e parë të Këshillit Komunal aprovoi vendimin për ndarjen e 127 mijë eurove për studentët e kësaj komunë, tansmeton Ministria e Lajmeve

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Nagip Arifi

Njoftimi i plotë :

LAJM I MIRË: 15.000.000,00 DINARË APO 127.120,00 € PËR STUDENTËT

Sot, në seancën e parë të Këshillit Komunal aprovuam konkluzionin për ndarjen e mjeteve financiare për gjithë studentët e komunës së Bujanocit që studiojnë në univerzitete të ndryshme nga vendi dhe rajoni për vitin shkollor 2022/2023.

Njëherit, emëruam komisionin për ndarjen e ndihmave të njëhershme financiare studentëve, dhe pritet që komisioni ta shpallë konkursin më datë 16.01.2023.