Lajme

Vuçiq e pranon: Vendimi i Mlladiqit dhe Seanca e KS të OKB-së, ditë e vështirë për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi qytetarët se një ditë jashtëzakonisht e vështirë na pret dhe se asgjë nuk është rastësi, transmeton Kosova Post.

“Nuk është një ditë e lehtë për Serbinë. Pas shpalljes së vendimit përfundimtar për ish-komandantin të Ushtrisë së Republikës së Serbisë, Ratko Mlladiq, do të pasojë një seancë e Këshillit të Sigurimit të KB, në të cilën do të paraqitet raporti i  Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë”. 

Nuk ka rastësi në politikë, vlerësojnë analistët, dhe shtojnë se në të njëjtën ditë ata do të fajësojnë Serbinë për mos bashkëpunim të mjaftueshëm me Gjykatën në Hagë dhe bashkësia ndërkombëtare do t’i emërtojë përsëri serbët “kriminelë”, shkruan objektiv.rs. Bashkëbiseduesit tanë deklarojnë se e gjithë kjo është pjesë e presionit mbi Serbinë për Kosovën dhe, me qëllim për ta bërë më të vështirë pozicionin e vendit dhe rezultati është njohja e pavarësisë së Kosovës./KP