Vuçiq e çon Beogradin në përsëritje të zgjedhjeve pas akuzave për manipulime
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën ka vendosur që Beogradi të shkojë në zgjedhje të reja pas akuzave të shumta për manipulime të votave.
Zgjedhjet e dhjetorit në Beograd i fitoi partia e Vuçiqit, SNS. Por procesi është kritikuar për shumë parregullsi nga organizatat perëndimore. Gjermania ishte më e zëshmja në këtë aspekt.
Opozita në Serbi mbajti protesta pas zgjedhjeve, duke kërkuar zgjedhje të reja në Beograd, pasi ishin të bindur se ato ishin të manipuluara.