Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij “mashtrim politik”.
Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, Vuçiqi sot para mediave tha se “dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”, transmeton Ministria Lajmeve