Nesër pa rrymë e gjithë Presheva

Elektrodistribucioni ka njoftuar se gjatë ditës së dieli e gjithë komuna e Preshevës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas EPS-it ndërprerja e energjisë elektrike do të jete të dielën më 26 qershor 2022 në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 10:30.

Kjo ndërprerje e rrymës bëhet për shkak të punimeve në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Preshevë.