Vuçiq: Do të jem në Tiranë, duhet t’i dëgjoj interesat e shqiptarëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars.
Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun slloven. Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.
Presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve.
“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, është shprehur ai gjatë konferences për mediat.
Kështu diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit që mbahet në datat 7 dhe 8 mars.