Lajme

Vuçiq dhe Orban gati ms marrëveshje ushtarake si përgjigje ndaj marrëveshjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë pati reagime të shumta nga Serbia e cila tashmë është në përpjekje që të krijojë edhe ajo një aleancë ushtarake.

Mediat serbe shkruajnë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë gati të realizojnë një marrëveshje ushtarake mes dy shteteve. Të dy liderët njihen për miqësinë mes tyre dhe idetë që ndajnë lidhur me raportet me Rusinë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nënshkrimi i memorandumit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes është shkelje e marrëveshjes nënrajonale dhe shtoi se është pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar për këtë.

Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha se ka biseduar për këtë dhe n Serbia do të marrë shpjegimin që kërkon. Sipas tij Aleanca Euroatlantike nuk ka qenë e informuar për këtë aleancë.