Lajme

Vucici i drejtohet publikut, opozita i ka ardhur para zyrës

Një pjesë e protestuesve e ka thyer rrethojën mbrojtëse, trasnmeton Ministria Lajmeve


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka paralajmëruar t’i drejtohet publikut në lidhje me protestat e së shtunës, në të cilat, pos tjerash, protestuesit në Beograd bashkë me krerë të opozitës kanë hyrë në ndërtesën e Radiotelevivionit të Serbisë (RTS).

Në Serbi tash e tre muaj po zgjasin shëtitë e qeta ‘1 nga 5 milionë. Të shtunën protesta ka eskaluar me ndërhyrjen në ndërtesën e televizionit, por deri në mesnatë, policia e pajisur për të shpërndarë protestat, i ka nxjerrë jashtë pjesëmarrësit nga ndërtesa, një nga një.

Liderët e opozitës kanë paralajmëruar ardhen para ndërtesës së Kryesisë të dielën në mesditë, ku do të kërkohet dorëheqja e Vucicit.

Lideri i Lëvizjes ‘Dveri’ Bosko Obradovic ka ftuar protestuesit t’i bashkohen dhe të vijnë para ndërtesës së Kryesisë të dielën, duke theksuar se njëkohësisht nuk heq dorë nga kërkesa që dikush nga organizatorët e protestës ‘1 nga 5 milionë’ sonte të paraqitet në Ditarin 2 të RTS-së.

Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, kanë paralajmëruar protesta para ndërtesës së RTS-së të dielën në mbëmje, shkruan ‘Blic’.

Mediet e Beogradit bëjnë të ditur se një pjesë e protestuesve e ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe kanë hyrë në oborrin e ndërtesës së Kryesisë.