Lajme

Vucic ka biseduar me udhëheqjen shtetërore, përgjigjja e Prishtinës do të jetë ‘e fortë’

Përgjigja e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic ndaj Platformës së Prishtinës për dialog me Serbiën do të jetë racionale, serioze, e përgjegjshme dhe e fortë, ka thënë sekretari i përgjitshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakovic


Vucici, sipas deklaratës së Selakovicit dhenë RTS-së, qysh para pesë muajsh ka tërhequr vërejtjen për këtë fjalor, ndërsa tash, sipas tij, është e qartë se “ndalohet i tërë procesi i dialogut”.

Kryetari i Serbisë, sipas medieve serbe, mbrëmë deri vonë ka qenë më udhëheqjen më të ngushtë dhe ka biseduar për masat e mjundshme, ndërsa në mëngjes është takuar me nënsekretarin e State Departmentit të ShBA-ve David Hale, ndërsa pason mbledhje e Këshillit për Siguri kombëtare, ka thënë Selakovic.

Vizitën e zyrtarit të lartë amerikan David Hale në Beograd ai e ka vlerësuar si “shumë të rëndësishme”. por ka shtuar se “Beogradi është shumë i qartë kur janë në pyetje kushtet për mbajtjen e dialogut”.

Selakovic ka thënë edhe se Beogradi nuk pret reagim të rëndësishëm të Brukselit, sepse, sipas tij, ai nuk e ka bërë këtë as më parë