Lajme

Vuçeviq zyrtarisht jep dorëhejqen nga posti i kryeministrit të Serbisë

Parlamenti Popullor i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, duke i dhënë fund mandatit të qeverisë aktuale serbe.

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq e falënderoi Vuçeviçin për “kryerjen e ndershme të punës së tij gjatë kohës që ishte kryeministër, si dhe për sjelljen e tij të përgjegjshme dhe të guximshme”.

Me konfirmimin e dorëheqjes së kryeministrit, Qeveria bëhet teknike dhe fillon afati 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Nëse brenda 30 ditëve nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Serbi.