Shqipëri

Vrasja e dyfishtë/ Sandër Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së Shkodrës

Report Tv mëson se është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimiaj.

“Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë. Dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht. Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës.