Lajme

Shqipëri: 80 % e populltaës, pro bashkimit me Kosovën

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.

Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

Megjithatë, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vjetët e ardhshme.

Në rast bashkimi, 70% e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.