Shqipëri

Vrasja e Azem Hajdarit, do të thirren në prokurori Sali Berisha e Izet Haxhia

Nis procesi ndaj Izet Haxhisë, i cili dyshohet për vrasjen e Azem Hjdarit, ish-deputetit të Partisë Demokratike. Prokurori lexoi kërkesën për gjykim dhe i paraqiti Gjykatës provat që duhen marrë.
Krahas provave të tjera, kërkoi të thirjen në cilësinë e dëshmitarit për të provuar akuzën kundër Izet Haxhisë edhe Sali Berishën, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakipin, Genc Pollon, etj.

Izet Haxhia nuk u paraqit në gjykim, duke deklaruar se donte të përfaqësohej prej Av. Idajet Beqiri. Gjykimi u zhvillua në mungesë të tij dhe me parninë e avokatit të tij.
Në seancën e radhës të datës 2 tetor ora 10.00, mbrojtësi lugjor i Izet Haxhisë do të paraqesi kërkesën e tij për pafajësinë e të pandehurit Izet Haxhia si dhe provat me dëshmitarë, provat shkresore si dhe provat shkencore, me të cilat vërtetohet plotësisht se Izet Haxhia nuk është bashkëpunëtorë në krimin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.