Maqedoni

VMRO, ASH dhe Alternativa me marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale

Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit pas takimit që patën sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

“Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët, duke theksuar këto parime, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera”, thuhet në komunikatën e përbashkët