“VM Center” zgjeron hapësirat, priten punësime të reja për qytetarët e Preshevës
Qendra më e madhe tregtare në jugun e Serbisë “VM Center”, po vazhdon zgjerimin e hapësirave të objektit të saj, pritet të hapet një sektor i ri për furnizimin e tregut me mallra dhe produkte të reja për konsum të gjërë.
Sipas pronarit të kësaj qendre, Faton Sulejmanit ky objekt i ri, pritet të ketë hapësirë të madhe dhe me punësime të reja.
” Ky projekt i ri, do të ketë shtrirje pranë “Vm Center”, dhe do të ketë hapësirë prej 1200 m/2. Në kuadër të këtij sektori pritet të kemi edhe 20 punësime të reja në të ardhmen”, ka deklaruar z. Sulejmani.
Se çka do të hapet konkretisht, shefi i kësaj qendre tha se do të jetë surprizë për të gjithë klientët e rregullt të “Vm Center”, por një gjë është e sigurt se do të hapet diçka që është trend dhe ka munguar prej kohësh në vendin tonë.
Ky biznes si më i madhi në Luginë të Preshevës, që nga viti 2014 kur u hap për herë të parë e deri më sot ka të punësuar afro 90 punëtor. E pas zgjërimit të saj kur dhe pritet të hapet sektori i ri, gjatë sezonit veror, numri i të punësuarve pritet të arrijë mbi 100 persona.
Kjo qendër e madhe tregtare sot ofron shërbime të shumta vetëm mbrenda një objekti gjigant të saj si : kafiteri, restaurantin për ushqim, këndin e lojrave për fëmijë, shopping për veshmbathje, tekinkën e bardhë dhe mjetet e shumta të punës, kuzhinën për ushqim dhe prodhim të brumnave (take away), marketin e madhe me mijëra lloje të produkteve ushqimore e shumë çka tjetër. Gjithashtu këtu gjendet edhe banka ku mund ti kryeni të gjitha shërbimet bankare dhe të tërheqni para. Mbrenda këtij objekti gjendet edhe salloni i frizerisë për meshkuj, së fundmi është hapur edhe barnatorja.
Pra, brenda këtij objekti mund të furnizoheni me gjithçka. Të gjitha këto i gjeni në një vend të vetëm ” Vm Center”, çdo gjë e mirë dhe e lirë.