Të fundit

«KF LUGINA» NGA PRESHEVA VLERËSON ME MIRËNJOHJE GAZETARIN E SYRI.TV NGA ZVICËRA ARBEN MEHMETI

Është hera e tretë që gazetari i televizionit SYRI.TV Arben Mehmeti shpërblehet me mirënjohe. Kështu ndodhi edhe sot kur klubi fubollistik » KF LUGINA» nga Presheva vlerëson dhe shpërblen „me mirënjohje“ gazetarin e SYRI.TV , Arben Mehmetin për kontributin e tij në të mirë të kësaj shoqate dhe të SYRI TV medium më i mirë në mergatë.

Arben Mehmeti, gazetar i SYRI TV dhe televizioni SYRI TV nga Zvicra janë vlerësuar me mirënjohje nga klubi fubollistik » KF LUGINA » nga Presheva. Po ashtu një faliminderim i përzemërt dhe i veçantë i shkon edhe drjetorit tē mediumit SYRI TV, z. Musli Sahiti.

Ju shprehim mirënjohje për afirmimin dhe vlerësimin nga ana Juaj si redaksi Televizive të vlerave të Shoqatës si dhe mirëkuptimin e treguar nga ana Juaj që në aktivitetet e ardhëshme të „ KF LUGINA » të qëndroni afër nesh, duke i informuar mbi aktivitetin tonë diasporën në Evropë, në botë e njëherit edhe në vendlindje. Mirënjohja e „ KF LUGINA » nga Kryetari e këtij klubit fubollistik Nagip Jakupi, / SYRI.TV .