Vlora Çitaku reagon ashpër për vendimin e Gjykatës serbe ndaj Vulinit
Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës në Beograd, lidhur me rastin e Aleksandar Vulin.
Gjykata e Lartë në Beograd e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.
Çitaku këtë vendim e cilësoi si të pranueshëm, me të cilin Serbia e vulosi racizmin ndaj shqiptarëve.
“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese”, shkroi Çitaku në Facebook.
Postimi i plotë
Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese.
Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës.