Vjosa Osmani shkon në takimin e thirrur nga Kurti
Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë ka shkuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ajo është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, aty ku pritet të mbahet takimi.
Në takim është edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Deri tash, në këtë mbledhje është konfirmuar se do të marrë pjesë PDK-ja, por se nuk dihet nëse partitë tjera do të jenë të pranishme.
AAK-ja ka refuzuar ftesën e Kurtit.