Lajme

Vjosa Osmani: Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova, në shkëmbim të njohjes!

“Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes. Kosova nuk është në gjendje që të japë territor, apo vetë të shndërrohet në shtet jofunksional vetëm për të marrë njohjen nga Serbia, sepse pastaj shndërrohemi në një Bosnje të dytë”, kështu u shpreh kryetarja e LDK-së në Kosovë, Vjosa Osmani në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Osmani ka risjellë në vëmendje vitin 2010 kur palët Serbi-Kosovë janë pajtuar për të dialoguar dhe se kusht ka qenë që të vijohet me hapa konkretë drejtë BE-së dhe jo që t’i merret diçka Kosovës.

Vjosa Osmani: Ajo çka përfiton Serbia janë hapat konkretë në rrugën drejt integrimit Evropian. Në qoftë se ne kthehemi në shtator të viti 2010 kur palët janë pajtuar për të bërë këtë dialog kërkesa ka qenë që të dyja palët të punojnë për normalizim raportesh dhe nëse bëjnë një gjë të tillë, për çdo hap pozitiv “do të shpërblehen” me hapa konkretë drejt integrimit Evropian dhe jo që Serbia të marrë diçka nga Kosova, por të marrë diçka nga BE. Kjo është mënyra e vetme për ta bindur Serbinë.