Lajme

Vjen reagimi nga Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj Serbisë pasi ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd, përcjell Koaova Post.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan Kurti.

Boksierët kosovarë ishte planifikuar të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që ka nisur në kryeqytetin serb, por Serbia e pengoi shkuarjen e tyre në fundjavë për shkak të simboleve shtetërore.