Lajme

Haxhi Avdyli: Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar se koordinatori i shtetit për dialogun, Skënder Hyseni është duke bërë dialog për interesa të shtetit serb.

Avdyli në Facebook ka thënë se të gjitha pikat e diskutimit në dialog janë 100 për-qind interesa të Serbisë, si dhe tmerrësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Dialogu Hyseni Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajqak , po prodhon 9 pika ku përveq pagjeturëve të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa Serbe , dhe tmerrësisht të dëmshme për egzistencën e shtetit të Kosovës. Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet per kishen Serbe , kthimi i tregut për Serbinë dhe asociaciioni me kompetenca egzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi. Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet , dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera,. Në Bruksel po përgaditet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo. (Video 1,37 min sqaron shumecka)