Vjen reagimi i Presidentit Thaçi pas Konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pak minuta pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka uruar të gjithë deputetët e legjislaturës së shtatë në detyrat e tyre.
Thaçi, duke përmendur sfidat që vendi i ka përpara vetës, ka injoruar zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, për të cilin nuk ka thënë asnjë fjalë, raporton GazetaBlic.
“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.