Vizita në grumbullimin e Kombëtares, FSHF mbështet ekipin e femrave të Preshevës
Festa e Flamurit ka rezervuar një surprizë shumë të bukur për ekipin Kombëtar të vajzave që u vizitua nga klubi futbollit të femrave të Preshevës. Në grumbullimin që Kombëtarja po zhvillon në prag të ndeshjes me Kosovën, kapitenia Megi Doçi dhe sulmuesja nga Lugina e Preshevës, Mimoza Hamidi, zhvilluan një takim të përzemërt me vajzat e ekipit të Preshevës që ndodheshin në Durrës në kuadër të disa ndeshjeve miqësore.
Në këtë vizitë u konkretizua bashkëpunimi dhe mbështetja e FSHF-së për KFF Presheva, të cilëve ju është ofruar bazë materiale për zhvillimin e seancave stërvitore dhe përfaqësimin në ndeshje. Në ceremoninë simbolike të dorëzimit të bazës materiale, sulmuesja e Kombëtares, Mimoza Hamidi u shpreh e kënaqur për këtë vizitë dhe u uroi sa më shum