Të fundit

Vizita e radhës e kryetarit Arifi ishte sot në B.L të fshtatit Bushtran

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi vizitën e radhës e ka bërë në Bashkësinë Lokale të fshatit Bushtran.

Z.Arifi gjatë kësaj vizite takoi qytetarët e kësaj zone ku dhe bashkëhisedoi për realizimin e projekteve.

“Me Pakon Emergjente Presheva 2020 ia kemi bërë të mundur lehtësimin financiar për përballje sa më të lehtë me gjendjen e shkaktuar nga Covid-19”- ka shkruar z.Arifi në njoftimin e tij në facebook.

Postimi i plotë :

Vizitë në fshatin Bushtran për të parë rezultatet e zhvillimit të punëve dhe për të takuar dhe bashkëbiseduar me banorët e kësaj zone për projektet dhe mënyrën e qasjes drejt realizimit të çdo projekti thelbësor.

Kriza e pandemisë globale ka vështirësuar zhvillimin normal të punëve edhe në fshatin Bushtran duke i lënë banorët në momente kritike për kultivimin e punëve të çdo sfere.
Me Pakon Emergjente Presheva 2020 ia kemi bërë të mundur lehtësimin financiar për përballje sa më të lehtë me gjendjen e shkaktuar nga Covid-19.

Komuna e Preshevës që nga fillimi ka dëshmuar gatishmërinë dhe vazhdon të bëjë të njëjtën për t’ia bërë të mundur çdo projekt esencial për banorët e Bushtranit.