(Video) Turqi, një burrë 93-vjeçar fiton betejën kundër COVID-19
Një 93-vjeçar turk në një provincë perëndimore të vendit ka fituar betejën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) vdekjeprurës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Recep Altundaş u pranua javën e kaluar në një spital shtetëror në provincën Gemlik të Bursës me simptoma të sëmundjes COVID-19.
Pasi u testua pozitiv ndaj koronavirusit, ai mori trajtim në spital dhe u lëshua sot në kushte të vetë-izolimit në shtëpi. Personeli shëndetësor i spitalit e përcolli 93-vjeçarin me duartrokitje.
“Unë kurrë nuk u largova nga shtëpia. Nuk e di si e kam marrë sëmundjen. Gjithmonë kemi qenë brenda në shtëpi”, u tha Altundaş gazetarëve.
Së bashku me Altundaş, ishin edhe tetë pacientë të tjerë të cilët u lëshuan nga spitali pasi përfunduan trajtimin e tyre.
Autoritetet shëndetësore turke së fundmi njoftuan se numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi ka shkuar në 1.101, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 52.167.