Të fundit

[VIDEO] Sekuestrohen 42.3 kilogram në kufirin e Preshevës

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Policisë në Vranjë, në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, sekuestruan rreth 42,3 kilogramë lëndë pluhuri e ngjashme me amfetaminën dhe arrestuan shtetasin bullgar I. N. I. (1980) për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer vepër penale pa autorizim prodhim dhe shpërndarje të drogave narkotike.

Në vendkalimin kufitar të Preshevës, në hyrje të Serbisë, policia ka gjetur 63 pako me substancë që dyshohet se është amfetaminë në një bunker të posaçëm në rezervuarin e kamionit të drejtuar nga i dyshuari.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë./LUGINALAJMI/