Showbiz

(Video) Rita Ora publikon projektin e ri “Bang”

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka publikuar mini-albumin e saj më të ri “Bang”.

Rita ka sjellë simbole shqiptare në videoklipin e projektit të parë të publikuar.

Më herët, ajo e kishte përshkruar xhirimin e tij si shumë të veçantë dhe të vështirë në krahasim me projektet që ka nxjerrë deri tash.

Në mini-albumin e saj, Rita ka punuar me emra të mëdhenj botërore të muzikës, si David Guetta, Imanbek, Gunna dhe Khea.

Veshja tradicionale me të cilën shihet në disa pjesë të videoklipit, janë punuar nga dizajneri i njohur kosovar, Valdrin Sahiti.