Bota

(Video) Përplasje mes ushtrisë amerikane dhe ruse në Siri: Ja përse nuk është mirë të ngacmosh amerikanët

Lufta në Siri është egëruar shumë gjatë muajve të fundit teksa ushtria e Asad po rimërr nga rrebelët zonën e fundit të mbetur në duart e tyre, qytetin e Idlibit.

Nisur nga tensioni si edhe interesat e fuqive të mëdha, në Sirinë e Veriut gjenden një numër i madh ushtrish, siç është ajo e Turqisë, elementë të ushtrisë amerikane si edhe Rusia.

Rivaliteti SHBA-Rusi është i njohur dhe kjo është duke u reflektuar edhe në Siri.
Sëfundmi, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video nga veriu i Sirisë ku një mjet i blinduar i SHBA nxjerr nga rruga një mjet të blinduar të Rusisë, i cili po përpiqej të parakalonte.
Nga luftimet e javëve të fundit në Idlib raportohet se janë shpërngulur 900 000 persona që tani jetojnë në çadra mes të ftohtit dhe bombave.