Lajme

Hoxhaj: Kurti po i ikën debatit, po fshihet

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është dike i ikur debatit me të.

Ai ka thënë se Kurti po fshihet e po e shmang krahasimin.

Sipas Hoxhajt, ai nuk ka respekt për qytetarin dhe nuk e humb asnjë rast që ta injorojë elektoratin.

“Unë e kam sfiduar kundërshtarin tonë kryesor, Albin Kurti, që të prezantojë dhe të debatojnë programin e tij me ne. Natyrisht ai kundërshtoi, ai po fshihet, ai po e shmang krahasimin. Ai nuk e humb asnjë rast për t’i injoruar qytetarët. Nuk ka respekt për elektoratin. Vetëm liderët autoritar i refuzojnë debatet, vetëm ata i marrin rezultatet e zgjedhje të mirëqena parasë ato të ndodhin”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shtuar se “Albin Kurti tha se nuk do të debatojë me ne sepse i ka fituar zgjedhjet, por zgjedhjet i fitojnë qytetarët jo politikanët. Detyra jonë është të iu tregojmë qytetarëve qëllimet tona. Kjo është ajo që PDK-ja po bën sot. I bëj thirrje Albin Kurtit që të rishikojë qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike, të largojë retoriken e tij popullsitë. Zotëri Kurti, mos i ik realitetit, e debatit për hir të popullit”, ka thënë ai