Bota

Zyrtare: Grenell do t’i mbajë tri detyrat, ambasador, emisar për bisedimet dhe drejtor i zbulimit

Zëdhënësi i Zyrës në Berlin, Dick Custin, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se emisari i Donald Trump, Richard Grenell, do të vazhdojë të mbajë tri pozitat e tij, si Ambasador në Gjermani, Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi dhe tashmë në pozitën e re të ushtruesit të detyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare.

Besnik VELIU

“Mund të konfirmojmë që Ambasadori Grenell do të shërbejë si Ambasador në Gjermani, i dërguar Special Presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe në Kosovë dhe tani në rolin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Për Inteligjencë Kombëtare, njëkohësisht”, ka thënë Custin për Gazetën Express.

Gazeta Express sot gjatë ditës ka raportuar me burime se Richard Grenell do t’i mbajë tri pozitat njëkohësisht./