Lajme

Ministri i Jashtëm Konjufca ka përshëndetur unitetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Gjatë ditës së sotme Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ishte pët vizitë në Republikën e Kosovës ku realizoi një sërë takimesh me krerët më të lartë të shtetit, raporton Ministrialajmeve.com

Gjatë një konference për media që u prononcuan me Ministrin Konjufca, ky i fundit deklaroi se përshendet iniciativen e Cakajt i cili bëri të mundur që për herë të parë t’i bashkoj partitë politike të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në këtë konferencë z.Konjufca deklaroi kështu “Përmes iniciativës të Ministrit Cakaj, kemi parë atje iniciativën për t’i bashkuar partitë politike të Luginës të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, që ato të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë. E përshëndesim këtë akt dhe e mbështesim si Ministri e Punëve të Jashtme dhe si Republikë e Kosovës një veprim të tillë.”