(VIDEO) Kryetari i KKSH-së Mustafa drekë pune me ambasadorin Anthony Godfrey
Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH. T. Z. Anthony Godfrey sot ka vizituar Bujanocin, ku pas takimit me Kryetarin e komunës y.Shaip Kamberi, ka vayhduar takimin me Kyetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa me të cilin kanë drekuar së bashku.
Në takim një fokus i veçantë iu kushtua edhe fushëveprimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Sot patëm nderin e madh dhe kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH. T. Z. Anthony Godfrey, në një drekë pune.
Me Ambasadorin Godfrey bashkëbiseduam për çështjet e rëndësishme dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Një fokus i veçantë iu kushtua edhe fushëveprimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Njoftova me sukseset dhe të arriturat e KKSH-ës si dhe kërkova mbështetjen për çështjet që duam të adresojmë këtë vit.
Shpreha mirënjohjen për prezencën e ambasadorit Godfrey që shpreh përkushtimin e SHBA-ve dhe seriozitetin e angazhimit në rajon” thuhet në njoftimin e Kyetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa.
Në fund të takimit z.Mustafa dhe Ambasadori Godfrey shkëmbyen dhurata në mes vete.