Kryesore

(VIDEO) Incidentë në Beograd, protestuesit rrëzuan rrethojën e ndërtesës së Presidencës

Një protestë e organizuar nga “Rezistenca Qytetare” u mbajt sonte para ndërtesës së Presidencës së Serbisë, ku Boshko Obradoviq dhe mbështetësit e tij rrëzuan gardhin metalik, të cilin sigurimi e kishte ngritur rreth vetë ndërtesës. Disa njerëz u hodhën sipër dhe arritën tek shkallët e Presidencës përpara së cilës ekziston një mburojë sigurie që parandalon ndërhyrjen në vetë ndërtesën, transmeton Ministria e Lajmeve.

Në mesin e protestuesëve ishin Boshko Obradović, Zoran Lutovac, Srgjan Milivojeviq, Marinika Tepiq, Profesor Çedomir Çupiq dhe Dragan Gjilas.

Protestuesit e mbledhur rreth orës 20:05, bënë një zinxhir rreth ndërtesës së Presidencës dhe më vonë ata rrëzuan rrethojën e oborrit duke u ofruar kështu te shkallët e ndërtesës së Presidencës serbe./ministrialajmeve.com

Protesta përfundoi në ora 21h.