Bota

VIDEO/ Hapet në Ankara spitali më i madh në Europë

Në kryeqytetin turk Ankara u hap spitali më i madh në Evropë, e njëherësh i tretë në botë.

Spitali gjithashtu ka një kampus mjekësor dhe ka një kapacitet trajtimi prej 30,000 pacientë në ditë.

Spitali në Ankara filloi pranimin e pacientëve më 7 shkurt të këtij viti. Fillimisht nisi funksioni i departamenteve të kirurgjisë kardiovaskulare, spitalit të përgjithshëm, neurologjisë, ortopedisë dhe onkologjisë.

Spitali ka 3,800 shtretër dhe 130 dhoma operative.

Kliko ketu per te pare videon https://www.youtube.com/watch?v=8c7NzXszEJQ