Bota

793 viktima brenda 24 orësh, rriten shifrat në Itali

Numri i të prekurve nga koronavirus në Itali vijon të rritet në mënyrë progresive. Në Lombardi, rajonin më të prekur të vendit brenda 24 orësh janë shënuar 546 viktima, ndërkohë që në të gjithë vendin kanë humbur jetën 24 orët e fundit 793 persona ose 19.7% më shumë se dje. Në total, numri I viktimave në vend ka arritur në 4825 persona.

Sipas buletinit të fundit të publikuar në mediat italiane, që nga fillimi i epidemisë në të gjithë vendin janë infektuar 53.578 persona, nga të cilet 6.557 janë prekur në 24 orët e fundit me një rritje prej 13 përqind./Opinion.al