[Video] E thotë Sami Lushtaku: 80% në VV janë të pakënaqurit e PDK-së
Ish kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, njiherit kryetar i degës së PDK në Skënderaj, në emisionin Saktë që është projekt i Kosova Post dhe që transmetohet çdo të marte në disa mediave online, përfshirë këtu edhe platformën mediatike- Ministria e Lajmeve, ka deklaruar se 80% e njerëzve në VV janë të pakënaqurit e PDK-së.
“Po thuajse 80% e njerëzve te Vetëvendosjes janë njerëz qe kanë qen anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, andaj ne më shumë kemi pika te përbashkëta me Vetëvendosjen sesa me LDK-në dhe te tjerët, ka deklaruar Lushtaku deri sa është shpreh se e mirëpret Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka inati me Presidentin, Hashim Thaçi, jo me Partin Demokratike të Kosovës.
Une kam komunikim te mire e miqtë e mi që janë në Vetëvendosje, dhe miqësisht e kemi diskutuar edhe mundësin e koalicionit pse jo, dhe mendoj se ka jo apsulute për asnjë parti që është ne Kosovë, ka deklaruar Lushtaku.
Ne ketë intervistë Lushtaku ka fol edhe për tema t tjera si dhe për ate se a do të ftohet nga Gjykata Speciale Presidenti, Hashim Thaçi./transmeton Kosova Post, përcjell Ministria e Lajmeve.