KryesoreSporti

Lirim Zendeli synon Formula 1, nënshkruan me skuadrën italiane

Lirimi do të vazhdojë garën në Kampionatin FIA të Formula 3 këtë sezon, pasi nënshkroi një marrëveshje për të garuar për Trident, me seli në Milano.

Zendeli, Kampioni gjerman i Formulës 4 për vitin 2018, u ngjit në Formula 3 vitin e kaluar dhe përfundoi i 18-ti në renditjen me Sauber Junior Team nga Charouz.

Lirimi ka lindur më 18 Tetor 1999 në Bohum të Gjermanisë ndërsa është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Gazeta zvicerane “Blick” ka bërë një shkrim për pilotin nga Shkupi, i cili mund të bëhet shqiptari i parë në Formula 1.

“Unë e shoh veten si kampion në F3, por edhe në F1. Unë besoj se mund ta arrij këtë me mbështetjen e duhur. Do të ishte mirë sikur të isha shqiptari i parë që e bëra atë”, ka thënë Zendeli pasi nënshkroi me skuadrën e re.

Zendeli zbuloi pasionin e tij për sportin motorik në moshën 10 vjeç. Ai shkoi në një shëtitje me babanë e tij duke bërë gara në karting. Ai më pas gjeti strehë në ekipin karting të Michael Schumacher-it “KSM Racing”. Pati gjithashtu një takim me legjendën e F1.

“Ai kishte qenë modeli im i garave gjatë gjithë karrierës time“, thotë Zendeli.

Por, a do të çojë rruga në të vërtetë në F1? Së pari, Zendeli duhet të marrë drejtimin në F3. Pronari i ekipit, Maurizio Salvadori, është i bindur se mund të ketë sukses.

“Ai na bëri përshtypje me cilësinë e tij. Jam i sigurt se ai do të jetë në mesin e shoferëve kryesorë dhe se ai do të jetë një yll i sezonit të ardhshëm“, ka thënë Salvadori.