Lajme

(Video) Avokati Tomë Gashi shqelmon paratë e mbledhura nga një lypës në Prishtinë

Avokati i njohur Tomë Gashi është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Një qytetar që e ka filmuar këtë ngjarje të pahijshme ka treguar se avokati Gashi ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra dhe e ka shqelmuar një peckë që mbante disa centa që lypësit ia kishin dhuruar qytetarët.