FutbollSporti

(Video) Arsenali drejt kualifikimit, fiton ndeshjen e parë te Olympiacosi

Arsenali ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Olympiacopsi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Ekipi i Mikel Artetas ka bërë një hap para drejt kualifikimit në raundin tjetër pas fitores së madhe në udhëtimin e tyre në Greqi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën nga disa raste shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë.

Vendasit rrezikuan me anë të Mathieu Valbuena dhe Georgios Masouras në fillim të ndeshjes, ndërsa Arsenali provoi me Alexandre Lacazette, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë dhe me raste më të mira të vendasve në fillim, por Topçinjtë arritën t’i ndëshkojnë në fund të ndeshjes.
Megjithatë, për ta parë golin u nevojit të vinte minuta e 81-të dhe ishte Lacazette, i cili shënoi nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Bukayo Saka.
Pas këtij goli, Arsenali pati edhe disa raste të mira shënimi me anë të Lacazette (81’), ku portieri ia mohoi golin, ndërsa goditja e Sokratis (85’) u ndal nga traversa dhe deri në fund epërsia u menaxhua me sukses duke marr fitoren 1-0.