Veton Surroi thotë se Azem Syla mund ta ndal Hashim Thaçin
Publicisti dhe shkrimtari i njohur Veton Surroi ka bërë një kolumnë të botuar në gazetën Koha Ditore dhe portalin Koha në lidhje me dialogun që pritet të rifillojë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka evokuar kujtime nga Konferenca e Rambouillet-së.
Surroi thotë se presidenti aktual Thaçi ka qenë vazhdimisht gabim në negociata, dhe se në ato të Rambouillet-së kishte qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes që i solli vendit çlirimin dhe më vonë edhe pavarësimin.
“Më 1999, në Konferencën e Rambouillet-së, Hashim Thaçi në mënyrë konsistente punoi, deri në orët e fundit të saj, që pala kosovare të mos e nënshkruante Marrëveshjen, dhe rrjedhimisht të mos e fitonte përkrahjen e SHBA-së dhe të aleatëve perëndimorë. Pa nënshkrimin e Delegacionit të Kosovës nuk do të kishte bombardime të NATO-s, pra nuk do të kishte as çlirim të Kosovës.” – shkruan ndër tjerash Surroi.
Më tej, Surroi rrëfen se si ka ndryshuar situata pas kërcënimeve të rënda të të gjithë zyrtarëve evropianë dhe amerikanë pas kundërshtimeve të vazhdueshme për të nënshkruar nga pala kosovare e nxitur nga Hashim Thaçi.
Ai thotë se kishte ardhër Paskal Milo, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i cili iu kishte thënë se Shqipëria do ta tërhiqte mbështetjen për UÇK-në nëse nuk nënshkruhej marrëveshje, pas së cilës z.Azem Syla, i njohur si daja kishte thënë:
““O, veç nuk po di a p’i bie NATA Serbisë a jo, se kush e vet këtâ…”, tha duke bërë me dorë nga Hashim Thaçi.” – kujton Surroi.
Surroi kërkon që t’i thirret daja Hashim Thaçit në mënyrë që të ndalet në përpjekjen e tij për t’i korrigjuar kufijtë.