Të fundit

Vetëm tre raste të reja gjatë javës së fundit në Bujanoc, priten zbutje të masave

Në katër ditët e fundit janë regjistruar vetëm tre raste të reja të Covid-19 në komunën e Bujanocit, kështu që situata epidemiologjike është përmirësuar dukshëm, kështu kanë thënë për portalin Bujanovaçke përfaqësuesit e Shtëpisë së shëndetit.

Sipas informacionit jozyrtar nga disa burime, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme do të shqyrtojë të martën zbutjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr Lela Jovanović, theksoi për Bujanovaçke se përkundër treguesve se situata po shkon drejtë përmirësimit, zbatimi i masave mbrojtëse është ende i nevojshëm.

– Kemi një situatë më të mirë, por jo në atë masë që do t’i lejonte qytetarët të bëhen të shkujdesur. Ne do t’i ndjekim shifrat dhe në ditët në vijim do të marrim vendime në përputhje me rrethanat – thotë ajo.

Me tre raste të reja, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Bujanoc që nga fillimi i epidemisë tani është rritur në 167.

Kujtojmë që gjendja e jashtëzakonshme në Bujanoc ka hyrë në fuqi më 17 korrik.