Të fundit

Vetëm 40 orë mjaftuan të grumbullohen mjetet për shërimin e Shaban Raimit nga fshati Corroticë i Preshevës

Organizatorët e aksionit humanitar për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Shaban Rahimit nga fshati Corroticë i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, kanë njoftuar se pa kaluar as 40 orë nga publikimi i apelit për ndihmë janë grumbulluar paratë e nevojshme për trajtimin spitalor të Shaban Rahimit, raporton rtvpresheva.com

“Ju falemderojmê nga shpyrti e nga zemra të gjithë kontribuesit që morën pjes për ndihmën financiare që do dëdikohen për Shabanin …
Të gjithë ju që jeni munduar të ja ktheni buzëqeshjen Shabanit ,familjes së tij dhe të gjithë miq e shokëve ,Zoti ju shpërbleftë më të mirat për familjet tuaja … Ju keni bërë dicka që mendonim se ēshtë e pa mundur ,po arritem shumën, qe keto cifra din ti bëjnë vetëm populli jonë që ka zemër të madhe …
A ka më dashuri sa që të ndash dicka nga vetja për dikë që lufton për të ardhmën a ka më buker që fëmija të pyet se Baba ose Nënë per cka duhet ti japim para dikujt që se njohim ,a ka me bukër që fëmis tonë ti themi se kur e hap zemren per dikë që se njeh Zoti te hap rrugën diku që ti se mendon se është rruga më e ndritur për të ardhmen e fëmijes … prandaj kjo është dashurija qe kemi për njëri tjetrin këto janë vyrtytet që kemi si popull …
Na u deshën vetem 40 orë për të siguruar mjetet e nevojshme për Shabanin …
Prandaj ne emër te Familjes , shoqëris , fshatit Corroticë e mbi te gjitha në emër të Bshkësis Lokal – Corroticë dhe Fondit Humanitar Corrotica Falemderit shum.
Prandaj ju falemnderit të gjithëve nga ata që në rrjetet sociale bën punën e tyre duke bërë #share e deri te më i varfuri që dha qofte edhe 1 euro …
SHUM FALEMDERIT NGA ❤❤❤
GRUMBULLIMI KA PËRFUNDUAR NGA KY MOMENT
ZOTI JU BEKOFTË TË GJITHËVE
LUTEMI PER SHABANIN ???
“Jeta ska kuptim nëse tjetri nuk ka shëndet Të mir ” …
Të njoftohen të gjithë …Bëre #Share….” thuhet në njoftimin e organizatorëve të aksionit humanitar