Veseli viziton Thaçin në spital, tregon për gjendjen e tij
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka vizituar presidentin Hashim Thaçi, pas operacionit që ai ka pasur.
Veseli ka pohuar se presidenti është mirë me shëndet.
“Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ndryshe, presidenti Thaçi sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.