Kryesore

Veseli përqesh qeverinë Kurti, kërkon nga BE-ja të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli sot u ka dërguar një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar angazhimin e tyre për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët siç ka thënë Veseli po ndihen të lënë anash në këtë kohë pandemie nga qeveria e Serbisë.

Veseli tutje thotë se kërkesa e tij vjen pas bisedave që ka pasur me shqiptarët e atjeshëm të cilët i kanë rrëfyer atij për këtë situatë aspak të mirë.

Ai po ashtu kritikon sjelljen e qeverisë në detyrë ndaj shqiptarëve të Luginës.

Postimi i plotë i tij në facebook:

ot dërgova një letër drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nga bisedat që kam zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm politik si dhe me miq të shumtë personal të atjeshëm, jam informuar se gjendja nuk është aspak e mirë dhe se shqiptarët ndihen të lënë anash prej qeverisë qendrore. Fatkeqësisht, sot ata mund të marrin shërbime shëndetësore vetëm nga spitali i Vranjës, i cili është tashmë

Shiko më shumë