Veseli nga lokacioni ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit, u përgjigjet akuzave të Dick Marty
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili qëndroi në vendin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit, më saktësisht tek ish-tjegullorja në Prishtinë, ka thënë edhe një herë se Serbia është ajo e cila ka kryer gjenocid në vend dhe se nuk do të ketë pajtim pa pasur dënim të krimit.
Shtoi se Serbia është ajo e cila edhe duhet të përgjigjet për atë se çfarë ka bërë para 20 vitesh në Kosovë.
“Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin tonë 2 dekada më herët. Serbia do të përgjigjet për këtë gjenocid të kryer në Kosovë. Nuk ka pajtim pa pasur të vërtetë dhe pa pasur dënim të krimit, përkatësisht të gjenocidit i cili është kryer në Kosovë. Jam shumë i bindur që kjo do të jetë njëra nga iniciativat më të votuara në Kuvend nga të gjithë deputetët. Do të themelohet Komisioni Shtetërorë i cili do të fillojë misionin e vet për dokumentimin e së vërtetës dhe inicimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës”, tha Veseli.
Ai shtoi se gurthemeli i këtij Muzeu do të vendoset më 2020. Kurse, i pyetur për deklaratat e Dick Martyt se në Kosovë ka ende shumë krime të pa zbuluara, Veseli tha se gjithë këto janë propaganda serbe.
“Të gjitha që sjell ai përveç propagandës serbe, që si duket është bërë një zëdhënës i propagandës serbe, të shkojnë në një gjyqësi. Ai jeton në njërin prej shteteve më demokratike në botë. Akuzat atje nuk shkojnë në gazetë, atje shkojnë drejtpërdrejt në Prokurori”, përfundoi Vese./ministrialajmeve.com