Vërshimet në Preshevë/ Hapet xhirollogarija publike për kontrubuesit privat
Komisioni komunal ka evidentuar deri tash 82 shtëpi dhe biznese të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Komunën e Preshevës. Procesi vazhdon deri në evidentimin e plotë për çdo pronë.
Gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, si kryesuese e Shtabit, inicova hapjen e një xhirollogarie të veçantë devizore me status publik, për personat juridik e fizik brenda dhe jashtë vendit, të cilët duan të kontribuojnë në sanimin e dëmeve të shkaktuara.
Kjo xhirollogari transparente do të bëhet publike sapo të hapet nga organet përgjegjëse.