Lajme

Vendimi për votat e diasporës, Vjosa Osmani i shkruan e shqetësuar Valdete Dakës

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga KQZ-ja, ta shqyrtojë vendimin e sotëm sipas të cilit, nuk do të lejohen të votojnë mërgimtarët me postë, në rast se nuk lajmërohen në telefon.

Osmani, përmes një letre drejtuar KQZ-së, thotë se e drejta e votës është fundamentale dhe nuk mund të kushtëzohet më një telefonatë.

Ky vendim, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, ka shkruar Vjosa në letrën për KQZ-në.