Shqipëri

Vendimi i kryesisë së PD-së për hapin e radhës pas djegies së mandateve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së se pas djegies së mandateve, bashkë me qytetarët shqiptarë, do të punohet për një vend më të mirë. Ai e bëri të qartë se vendimi i parë i kryesisë së PD ishin përhapja e protestave në të gjithë vendin.

“Do të vazhdojmë protestat për largimin e Maduros. Është marrë një vendim për ngritjen e shtabeve në nivel qendrorë dhe lokal, të cilët në bashkëpunim me opozitën e bashkuar do të bëjnë të mundur organizimin e protestave në të gjithë vendin. Do të punohet ndërkohë edhe me shpalosjen e programit të PD për ekonominë, etj” – tha Basha.

Mësohet se me vota unanime është shkarkuar nga të gjitha detyrat në PD, deputeti Myslym Murrizi që nuk pranoi të djegë mandatin.